LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Kosovarët, që ndodheshin në autobusin e djegur, janë shëndosh e mirë

MPJ: Kosovarët, që ndodheshin në autobusin e djegur, janë shëndosh e mirë

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka njoftuar se shtetasit kosovar, të cilët pasditen e djeshme ndodheshin në autobusin që po qarkullonte nga Gjermania për në Kosovë dhe kishte marrë flakë afër kufirit Kroaci-Serbi janë shëndosh e mirë dhe pritet të nisen shpejt për në Kosovë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës është njoftuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci, se një autobus i linjës Gjermani-Kosovë, i cili po transportonte shumicën e udhëtarëve nga Kosova, kishte marrë flakë në rrugë e sipër dhe përderisa ndodhej rreth 30 km në afërsi të kufirit shtetëror Kroaci-Serbi (në pjesën kroate, thuhet në njoftimin e MPJ, transmeton Telegrafi.

“Ministria e Punëve të Jashtme nga informacionet e pranuara nga kontaktet me autoritetet policore atje, konfirmon se nuk ka asnjë qytetarë të lënduar dhe çdo gjë është në rregull, duke përfshirë dokumentacionin e tyre”.


Digjet autobusi mes Kroacisë dhe Serbisë - Mërgimtarët po ktheheshin në Kosovë (Video)
Lexo po ashtu Digjet autobusi mes Kroacisë dhe Serbisë - Mërgimtarët po ktheheshin në Kosovë (Video)

“Ministria e Jashtme është njoftuar, gjithashtu se për momentin, të gjithë shtetasit e Kosovës janë në një vend të sigurtë, respektivisht në Qendrën e Kryqit të Kuq në afërsi të kufirit, përderisa autobusi tjetër është në rrugë e sipër dhe pritet që të arrijë në çdo moment për t’i marrë ata dhe transportuar për në Kosovë.

Për këtë çështje, Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci ka qenë në kontakt të vazhdueshëm edhe me kompaninë përgjegjëse transportuese.

Autoritetet kroate tashmë kanë filluar hetimet në lidhje me shkaqet e zjarrit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori