LAJMI I FUNDIT:

MPJ-ja e konfirmon arrestimin e kosovarit, Fahri Jusufi në Serbi, kishte ndalesë të mëhershme

MPJ-ja e konfirmon arrestimin e kosovarit, Fahri Jusufi në Serbi, kishte ndalesë të mëhershme

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka konfirmuar  ndalimin e një shtetasi kosovar me datë 24 Qershor, në pikën kufitare në Rudnicë.

Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin Sami Kastrati, drejtor i Komunikimit në MPJ.


“Shtetasi kosovar ndodhet në mbajtje në Kralevë në bazë të një ndalesë të mëhershme. MPJ nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Serbi është duke e përcjellur nga afër këtë rast dhe do të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet respektive”, ka shtuar Kastrati.

Ndryshe, Fahri Jusufi nga Mitrovica është arrestuar në Serbi të dielën më 24 qershor, gjersa ishte duke udhëtuar.

Sipas te dhënave, nuk dihet motivi i arrestimit, porse udhëtimi ka qenë për çështje biznesore.

Kjo nuk është hera e parë që Serbia vepron kështu. Vepra të tilla bëjnë që qytetarët nga Kosova të mos ndjehen të sigurt kur marrin rrugën për Serbi.