Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar ndaj rregullave evropiane dhe qasjes së bazuar në meritë ndaj zgjerimit, thuhet në reagimin e MPJ-së së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Drafti i Planit të Veprimit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Anëtarëve të Komuniteteve është hartuar në maqedonisht dhe anglisht nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, në konsultim të ngushtë me Këshillin e Evropës dhe Komisionin Evropian. Dokumenti përmban masa, afate dhe institucione kompetente të përcaktuara qartë dhe është plotësisht në përputhje me standardet më të larta evropiane", thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme, duke ndjekur pikëpamjet e kolegëve të tyre bullgarë dhe deklaratën e Kryeministrit Hristija Mickoski se Bullgaria është e shqetësuar nga fakti që Plani i Veprimit për Minoritetet ishte në maqedonisht.


Ministria e Punëve të Jashtme e RMV-së thekson se procesi i zhvillimit të Draftit të Planit të Veprimit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Anëtarëve të Komuniteteve u zhvillua në disa faza, duke filluar në vitin 2023, me përsosjen përfundimtare që u intensifikua në gjashtë muajt e fundit të vitit 2025.

Nga atje njoftojnë se gjatë gjithë procesit, ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë në fushën e së drejtës ndërkombëtare, të drejtave të njeriut dhe të drejtave të minoriteteve u përfshinë në mënyrë aktive dhe u konsultuan rregullisht.

Sipas MPJ-së, Këshilli i Evropës dhe Komisioni Evropian theksuan se dokumenti përfshinë të gjitha standardet përkatëse evropiane dhe ndërkombëtare.

"Është shqetësuese fakti që, në vend që të mirëpritet si një hap konstruktiv përpara, dokumenti është objekt komentesh abstrakte dhe të pabazuara nga Bullgaria, të cilat nuk kontribuojnë në ndërtimin e besimit dhe mirëbesimit midis dy vendeve. Në vend të komenteve të pabazuara, ne presim sjellje evropiane nga fqinji ynë, përfshirë edhe në aspektin e respektit dhe njohjes së plotë të gjuhës maqedonase", shtojnë nga MPJ./Telegrafi/