LAJMI I FUNDIT:

MPBAP: Dëmtimi e djegia e xhamisë në Vërboc të Drenasit, akt vandal e i papranueshëm

MPBAP: Dëmtimi e djegia e xhamisë në Vërboc të Drenasit, akt vandal e i papranueshëm

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike  ka dënuar fuqishëm aktin vandal të dëmtimit dhe djegies së xhamisë në fshatin Vërboc të Drenasit.

Përmes një komunikate thonë se ky akt padyshim kriminal synon të provokojë ndjeshmërinë e besimtarëve, e kjo është e dënueshme në çdo moment, jo vetëm në kohë delikate si kriza shëndetësore që po kalojmë.


Dëmtimin e objekteve të kultit fetar, të cilitdo besimi, MPBAP-ja, e vlerëson gjithnjë si veprime dashakeqe, të cilat dëmtojnë rëndë tolerancën fetare dhe bashkëjetesën në vend.

I vihet flaka xhamisë në Vërbovc të Drenasit, reagon Lladrovci
Lexo po ashtu I vihet flaka xhamisë në Vërbovc të Drenasit, reagon Lladrovci

Me këtë rast, u.d. ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla ka kërkuar angazhim maksimal deri në gjetjen e personave përgjegjës që e kanë kryer këtë vepër, të cilët duhet të dalin para drejtësisë dhe në këtë mënyrë të bëhet zbardhja sa më e shpejtë e këtij rasti.

Sveçla falënderon banorët e fshatit dhe përgjithësisht besimtarët e më gjerësisht qytetarët që janë treguar të përgjegjshëm dhe nuk kanë rënë pre e provokimeve që mund të jenë orkestruar prej qarqeve që kanë interesa në destabilizim e dobësim të shtetësisë së Kosovës.

Kelmendi: Heshtja e Thaçit dhe Kurtit për djegien e Xhamisë në Drenas tregon shumë
Lexo po ashtu Kelmendi: Heshtja e Thaçit dhe Kurtit për djegien e Xhamisë në Drenas tregon shumë

Për djegien e xhamisë dje ka reaguar  kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit dhe deputetja e PDK-së nga kjo komunë, Ganimete Musliu.

Ndërsa sot, kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, përmes një shkrimi dërguar mediave, i ka reaguar Thaçit e Kurtit.

Ai ka thënë se, heshtja ndaj djegies së xhamisë në nga presidenti Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është tregues i qartë se myslimanet dhe objektet fetare në Kosovë konsiderohen ma shumë si industri e votave se sa vlerë dhe pasuri e këtij vendi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori