LAJMI I FUNDIT:

MPB vazhdon hetimet për monedhat 2 euro false

MPB vazhdon hetimet për monedhat 2 euro false
Foto: Ilustrim

Hetimet në lidhje me prodhimin dhe shpërndarjen e monedhave të falsifikuara prej dy eurosh, të cilat janë prodhuar në Maqedoni dhe janë dërguar në Kosovë, përfshijnë edhe një shqyrtim të brendshëm nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Kjo ministri po kontrollon me kujdes nëse në këtë rrjet kriminal janë të përfshirë edhe zyrtarë të tjerë nga radhët e policisë. Përderisa në qarkullim janë mjaftë monedha të falsifikuara, parashtrohet pyetja se si qytetarët mund t’i njohin këto para false. Sipas ekspertëve të Bankës Popullore, me një edukim të vogël të qytetarëve, këto monedha false mund të njihen lehtësisht.

“Dizajni i monedhave të falsifikuara shpesh duket i paqartë, me shumë gunga dhe gërvishtje dhe forma e tyre është e parregullt. Mbishkrimet në skajet e monedhave origjinale euro janë të mprehta, për njohje më të lehtë nga personat me shikim të dëmtuar, ndërsa në ato të falsifikuara janë të paqarta dhe të panjohura. Nëpërmjet përdorimit të një magneti mund të përcaktoni relativisht lehtë dhe thjesht paratë e falsifikuara”, thonë nga BPRMV.


Pesë ditë më parë, në një aksion të përbashkët, policia e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës në territorin e Kosovës arrestuan Shkëlzim Demirin nga Resnja, polic dhe shofer i ish shefit të departamentit për luftimin e krimit të organizuar në Byronë për Siguri Publike, Veton Kranlievski.

Demiri ndodhet në paraburgim në Kosovë, kurse pas arrestimit të tij, në tri dhoma në Shkup janë gjetur disa makineri dhe material tjetër për prodhimin e monedhave false nga dy euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori