LAJMI I FUNDIT:

MPB: Nuk ka kufizim të lëvizjes për punëtorët e bizneseve që u është lejuar të punojnë

MPB: Nuk ka kufizim të lëvizjes për punëtorët e bizneseve që u është lejuar të punojnë

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njofton të gjithë bizneset, se nuk ka kufizim të lëvizjes për punëtorët dhe administratën e tyre që janë lejuar të punojnë në këtë periudhë të pandemisë së Coronavirusit.

MPB thotë se kjo po bëhët sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës që lejon aktivitetin e disa bizneseve.


“Njoftohen të gjithë operatorët ekonomik të fushë veprimtarisë, të cilëve u është e lejuar qarkullimi në bazë të vendimit të Qeverisë me numër: 1/15 të datën 23.03.2020, si dhe me urdhëresë të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), të datës 23.03.2020, rreth klasifikimit të veprimtarive ekonomike, sipas kodeve NACE, që sot me datën 25 mars, e mërkure, nga ora 10:00, deri në 18:00 nuk ka kufizim të lëvizjes për punonjësit dhe administratën e këtyre operatorëve”, njofton MPB.

Ministria e Ekonomisë jep detaje për aktivitetet biznesore që nuk duhet të punojnë gjatë pandemisë së Coronavirusit
Lexo po ashtu Ministria e Ekonomisë jep detaje për aktivitetet biznesore që nuk duhet të punojnë gjatë pandemisë së Coronavirusit

Ministria thotë se sot gjatë ditës përmes një konference për media do të qartësojë dhe ofrojë udhëzimet se si do të rregullohet funksionimi i veprimtarive ekonomike dhe lëvizjes së punonjësve të tyre gjatë masave të aplikuara. /Telegrafi/