MPB konfirmon ndalimin e Artan Grubit

Artan Grubi Artan Grubi
MPB në faqen e saj e ka konfirmuar ndalimin e Artan Grubit, i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar.
“Sot (23.02.2026) në orën 06:10, në pikën kufitare Bllacë, në hyrje të shtetit, është privuar nga liria Artan Grubi (48), i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar për zhvillimin e hetimeve lidhur me veprën penale sipas nenit 354 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1, në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal”, kanë deklaruar nga MPB.
Kujtojmë se Grubi është i përfshirë në një hetim që lidhet me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik, në kuadër të rastit që ka të bëjë me funksionimin dhe kontratat e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut.
Nga
Telegrafi
9 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































