MPB e Maqedonisë: Askush nuk ka paraqitur në polici tentim-vjedhje fëmijësh

Ministria e punëve të brendshme (MBP) ka lëshuar një njoftim në lidhje me raportimet për tentim të vjedhjes së fëmijëve në Shkup, nga ndonjë grup i organizuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas MPB-së, deri tani nuk është paraqitur në polici asnjë rast i këtillë, nga ana e qytetarëve të kryeqytetit. Njiherit, MPB-ja u bën thirrje qytetarëve që nëse hasin në persona të dyshimtë në lagjet e tyre, ose nëse ndëgjojnë raste të ngjashme, atëherë ta njoftojnë menjëherë policinë, në numrin telefonik 192, pse në stacionin më të afërt policor./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/09/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































