Mozzik të shtunën sjell projektin e ri "N'Kuks", shfaqet çuditshëm në klip (Foto)
Reperi i labelit "ON Records", Mozzik, këtë të shtunë do të sjellë projektin e tij më të ri muzikor.
"N'Kuks" titullohet kënga e tij më e re e punuar nga dyshja e famshme Zzap dhe Chriss, ndërsa për tekstin është kujdesur vet reperi.
Klipi ka përfunduar xhirimet këto ditë me produksionin FilmNation, ndërsa paraqitja e Mozzikut në klip do të jetë mjaft e çuditshme.
Në disa pamje të klipit të publikuara në rrjetin social Instagram, Mozzik shfaqet i veshur me një bademantel ngjyrë pink, e cila nuk i shkon as pak për shtat si mashkull, gjersa mban të lidhur me litar të kafshëve shtëpiake edhe një arush.
Se cila do të jetë "çmenduria" e radhës së Mozzikut në klipin e ri, mbetet të shihet të shtunën. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






































