Reperi nga Ferizaj, Mozzik, këto ditë ka qenë mjaft aktiv me postime në rrjete sociale.

Ai së fundmi ka hedhur një fotografi në llogarinë e tij në InstaStory, me anë të cilës ka bërë po ashtu dhe një njoftim.


Artisti shqiptar u ka treguar ndjekësve se nuk është më beqar, por pa zbuluar identitetin e vajzës që ia ka rrëmbyer zemrën.

Screenshot 8 33 Foto: Screenshot/Instagram

“Nuk jam beqar që 11 muaj… e dua atë”, ka qenë përshkrimi që 27 vjeçari ia ka vënë këtij postimi.

Gramos Aliu (emri i vërtetë) ka ngacmuar shpesh ndjekësit me shkrime në lidhje me jetën e tij private.

Screenshot 10 28 Foto: Screenshot/Instagram

I njëjti vetëm pak muaj më parë theksoi se mund të martohet sërish këtë vit e gjithashtu edhe të bëhet baba.

Kjo vjen pas lidhjes së re të ish-bashkëshortes së tij, Loredana Zefi me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.

Screenshot 11 23 Foto: Screenshot/Instagram

Të njëjtit konfirmuan lidhjen vetëm pak muaj më parë, ndonëse pati disa mesazhe tërthorazi edhe nga Mozziku.

Kujtojmë që ish-çifti Mozzik dhe Loredana kanë bashkë një vajzë të quajtur, Hana. /Telegrafi/

loredana 204769515 199691232059400 5874020641769743639 n Loredana dhe Mozzik (Foto: Instagram)