LAJMI I FUNDIT:

Mozilla prezanton tabletin në Firefox OS

Mozilla prezanton tabletin në Firefox OS

Tableti i ri i cili bazohet në sistemin operativ mobil Firefox OS është prezantuar në panairin Computex 2013, dhe i njëti është duke u vlerësuar edhe nga zhvilluesit por edhe nga blerësit potencial në panair.

Ky njoftim është vazhdimësi e paralajmërimit se Mozilla është duke punuar ngushtë me prodhuesin e famshëm, Foxconn për krijimin e tabletëve dhe telefonave të mençur, të cilët me siguri se do të dalin në shitje gjatë vitit.
Sipas njoftimeve të fundit, tableti i ri në Firefox OS do të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 10.1 inç, i cili duket mjaft ngjashëm me tabletin rival në Android, Google Nexus 10, edhe në stil edhe në dizajn.

Young Liu, menaxher i përgjithshëm në Foxconn Innovation Digital System Business Group ka thënë se integrimi i softuerit me harduer do të ofrojë përfitime më të mëdha për konsumatorët. Sipas njoftimit të tij, tableti i ri do të bazohet në HTML5 dhe teknologjitë e hapura në ueb. / Telegrafi /