Roma e Jose Mourinhos nuk di të ndalet, pasi ka marrë edhe fitoren e gjashtë në po aq ndeshje zyrtare.

Giallorosët kanë triumfuar 5-1 në ndeshjen e parë të grupeve në Ligën e Konferencës në Ligën e Konferencës.


Lorenzo Pellegrini me dy gola si dhe Gianluca Mancini, Stephan El Shaarawy e Tammy Abraham me nga një tjetër ishin autorët e golave në këtë takim.

Trajneri portugez ka zbuluar një prapaskenë qesharake nga kjo ndeshje.

1709 mancini

Qendërmbrojtësi Gianluca Mancini shënoi golin e katërt në këtë sfidë, pas një rivënie këndore.

Fillimisht mbrojtësi italian e kishte pyetur Mourinhon për të shkuar në sulm, por portugezi nuk i kishte dhënë leje, derisa Mancini vazhdoi duke shkuar në sulm.

Italiani arriti të shënoj gol dhe festa e tij ishte e gjitha me trajnerin Special One.

Ka qenë vet trajneri portugez që ka zbuluar këtë ngjarje nga ndeshja në profilin e tij zyrtar në Instagram.

mancini mourinho scaled 1

"Kur një lojtar ju kërkon të shkon në zonë dhe ju thoni jo, por ai shkon dhe shënon... Ju vetëm mund të buzëqeshni", ka shkruar Mourinho.

Foto e Mourinhos është bërë virale në rrjetet sociale, derisa nuk munguan komentet qesharake. /Telegrafi/

telegrafi sport app