LAJMI I FUNDIT:

Mourinho parashikon se cilët do të jenë dy lojtarët vendimtarë të finales Tottenham – Liverpool

Mourinho parashikon se cilët do të jenë dy lojtarët vendimtarë të finales Tottenham – Liverpool

Ish-trajneri i Chelseat dhe Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka parashikuar se cilët lojtarë do ta vendosin finalen e Ligës së Kampionëve në mes të Tottenham Hotspurit dhe Liverpoolit.

Trajneri portugez ka zgjedhur nga një lojtar prej dy skuadrave angleze që do të jenë çelësi i kësaj sfide, por që në fund vetëm njëri do të triumfojë.

Dy skuadrat nga Liga Premier do të përballen sot (1 qershor) në Wanda Metropolitano, ndërsa Tottenhami do të shpresojë të shkruajë histori, pasi nuk e ka fituar asnjëherë Ligën e Kampionëve.


Virgil van Dijk (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Mourinho ka thënë se Virgil van Dijk do të jetë lojtari kryesor i Liverpoolit, ndërsa për Spurs do të jetë Christian Eriksen, duke lënë jashtë Harry Kanen që ishte i lënduar në ndeshjen ndaj Ajaxit.

Të gjitha lajmet nga Liga e Kampionëve
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liga e Kampionëve

“Nëse do të duhej ta zgjidhja një nga Liverpooli, do të ishte padyshim Virgil van Dijk, pasi ka treguar personalitet të lartë deri në këtë fazë”, ka thënë portugezi për Eleven Sports.

“Nga Tottenhami, pasi shkuan deri në finale pas Harry Kanen, do të shkoja për Christian Eriksen, ai është truri i lojës së tyre”, ka shtuar më tej Mourinho, që sonte do ta analizojë finalen përkrah ish-rivalit të tij, Arsene Wenger. /Telegrafi/

Christian Eriksen (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)