Jose Mourinho e ka konfirmuar se Paul Pogba nuk do të jetë kapiteni i dytë i ekipit të Manchester United, por insiston se nuk ka problem me lojtarin.

Pogba mungoi të martë në ndeshje me Derby Countyn  ku e shikoi ndeshjen nga tribunat .


GettyImages 1040125698 Paul Pogba duke e shikuar ndeshjen. (Foto: Gareth Copley/Getty Images)

"E vetmja e vërtetë është se unë kam marrë vendimin që ai të mos jetë më kapiten i dytë, por nuk ka pasoja, nuk ka asnjë problem".

"Unë jam menaxheri dhe unë mund t'i marr këto vendime”.

“Nuk ka asnjë problem fare, vetëm një vendim që nuk kam pse ta shpjegoj", ka thënë Jose Mourinho.

GettyImages 1038056148 Paul Pogba i Manchester United /Foto: Richard Heathcote/Getty Images)

Shtypi anglez ka shkruar sot se Pogba e ka kërkuar tashmë largimin nga klubi.

Gjithashtu shkruhet se francezi po mendon kthimin në Juventus. /Telegrafi/

telegrafi sport app