LAJMI I FUNDIT:

Motra e Luizit zbulon se ka folur me Kiarën pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Albania?

Motra e Luizit zbulon se ka folur me Kiarën pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Albania?

Instagrami zyrtar i Luiz Ejllit me 678 mijë ndjekës u morë nga motra e tij Ina, e cila tashmë ka fshirë të gjitha postimet që ishin bërë më parë.

Por, ndonëse nuk po poston në llogarinë e tij, ajo thuhet se ka hapur edhe një të saj personale ku së fundmi iu është përgjigjur disa pyetjeve rreth Luizit dhe raportit të tij me Kiarën.

Postimet në llogarinë që thuhet se është e motrës së Luizit u komentuat edhe në emisionin e sotëm të “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në njërën prej tyre ajo ka thënë se ka folur me Kiarën pasi moderatorja u largua nga shtëpia e famshme.


Foto: Ina Ejlli/Instagram

E pyetur sesi i duket partnerja e vëllait të saj, në përgjigjet e kësaj llogarie të Instagramit thotë se Kiara është shumë më ndryshe seç dukej në ‘reality-show’.

“Me syrin dhe zemrën e Luizit e shikojmë dhe ne. 100% ndryshe nga aty çfarë kemi parë, 100% pozitive dhe e ëmbël. Po kemi folur, është shumë e mirë dhe e lumtur për mesazhet dhe emocionet që po përjeton nga ju dhe e lumtur për Luizin nga kjo mbështetje që i është bërë”, thuhet në përgjigje.

Foto: Ina Ejlli/Instagram

Mbetet të shihet nëse prapa kësaj llogarie është motra e artistit nga Shkodra, apo pas kësaj qëndron ndonjë fans i çiftit Luiz=Kiara.

Ndryshe, kujtojmë se Kiara u largua nga shtëpia e BBVA pas përballjes në nominim me aktoren Olta Gixhari./Telegrafi/

Foto: Ina Ejlli/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
Kalo në kategori