LAJMI I FUNDIT:

Me moton “Kurse rrymën, knaqe xhepin”, ACN prezantoi teknologjinë më ekonomike dhe të avancuar të pajisjeve Midea

E ardhmja e teknologjisë me efikasitet të lartë dhe kursim të energjisë elektrike është një temë aktuale dhe shumë e rëndësishme në ditët e sotme, si në aspektin ekonomik poashtu edhe shoqëror, gjegjësisht në rritjen e cilësisë së jetesës. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa është e rëndësishme të kemi teknologjinë dhe pajisjet me efikasitet sa më të lartë, sepse kjo ndikon në reduktimin e ndikimit të karbonit, në mbrojtjen e mjedisit dhe ndihmon në kursimin e parave.

Pikërisht inovacionet më të fundit të arritjeve në efikasitetin elektrik u prezantuan sot në një konferencë nga kompania ACN, e cila është distrubutor/shpërndarës i produkteve të Midea-s, me moton “Kurse rrymën, knaqe xhepin”.

Dea Balaj, përfaqësuese mediatike e ACN Midea, për Telegrafin tha se ACN është kompani lidere e pajisjeve shtëpiake në Kosovë dhe distributori i vetëm të produkteve Midea Group, e cila është kompania e parë në Kinë dhe e dytë në botë për pajisje shtëpiake.

Dea Balaj, përfaqësuese mediatike e ACN Midea

Ajo tha se synimi i këtij eventi është që t’i prezantojnë në formë teknike dhe specifike të gjitha produktet, të cilat kanë vite që janë në Kosovë, por po ashtu edhe risitë që Midea do t’i sjell në vitet në vijim.

“Synimi i kompanisë ACN është që të jemi pjesë e misionit për të kursyer xhepin, vendin dhe po ashtu botën, me qëllim të sjelljes së produkteve të cilat janë efiçiente. Andaj dhe kemi nisur kampanjën ‘Kurse rrymën, knaqe xhepin’ ”, ka thëna Balaj.

Balaj tregoi se në këtë konferencë ishin 300 pjesëmarrës, duke filluar nga bashkëpunëtorët individualë deri tek kompanitë me të cilat ACN-ja bashkëpunon.

“Esenca e kësaj konference është që të afrohemi me këta bashkëpunëtorë, t’i kuptojmë nevojat e tyre të tregut dhe po ashtu t’i informojmë më shumë për produktet tona teknologjike, të cilat kanë një integrim shumë inteligjentë së bashku me inteligjencën artificiale po ashtu edhe kontribuuese në efiçiencën e rrymës elektrike. Duke u mbledhur kështu dhe diskutuar efiçiencën e rrymës elektrike së bashku mund të kontribuojmë në misionin më të madh, të ndihmojnë vendin, njerërzit në vend dhe po ashtu botën në përgjithësi”, tha ajo.

Ndërkaq, siç theksoi Balaj, të gjithë qytetarët duan që fatura e rrymës elektrike në fund të muajit jetë sa më e ulët.

“Problemi qëndron që ata nuk i kuptojnë domosdoshmërish shkaqet që ndikojnë në një çmimë kaq të lartë. Misioni ynë është që t’u tregojmë që pajisjet konvecionale janë arsyeja kryesore se rryma elektrike u kushton shumë në shumicën e shtëpive tona. Me produktet e Mides dhe sistemin A+++ e mundësojmë që të kursejmë rrymën elektrike dhe kështu qytetarët të jenë më të lumtur me shpenzimet e tyre mujore”, u shpreh përfaqësuesja mediatike e ACN-së.

Ndërsa, Granit Januzi, drejtor, i kompanisë ‘ACN’, me përfaqësim të Mideas në Kosovë, për Telegrafin tregoi disa nga pajisjet që janë më ekonomike dhe inovative.

“Pajisja më ekonomike për xhepin e qytetarëve të Kosovës është pajisja Brezlles e, i cili është modeli më i ri inovativ në treg është me efiçiencë A+++ dhe non stop e bën kalkulimin e shpenzimeve, ambientit, hapësirës dhe sa persona gjenden në hapësirë e ndërron edhe fuqinë e ajrit”, ka thënë Januzi.

Granit Januzi, drejtor i kompanisë ‘ACN’, me përfaqësim të Mideas në Kosovë

Januzi gjithashtu potencoi rendësinë e kësaj pajisjeje.

“Modeli Brezlles e ka çipin, i cili është non stop i avancuar dhe bëhet update non stop online. Nëse Midea e nxjerr një model më të avancuar se ky model, nuk ke nevojë me ndërru klimën, por e bën update dhe i merr të gjitha dhe inkuadrohen në këtë klimë”, tha ndër të tjera ai.

Ndryshe, konferenca ishte një sukses i madh dhe u frekuentua nga mbi 300 persona, duke përfshirë instaluesit, arkitektët, inxhinierët dhe përfaqësues të disa kompanive botërore.

Pikërisht prezenca e përfaqësuesit nga Kina, nga grupi i Midea-s, u theksua si pika më e rëndësishme e ngjarjes. Ai gjatë konferencës prezantoi arritjen e jashtëzakonshme të Midea-s në tregun botëror, me një total të ardhurash prej 53 miliardë dollarësh, duke e bërë atë kompaninë numër një në Kinë për kondicionerët e ajrit dhe për pajisjet shtëpiake numër dy në botë dhe njëkohësisht të 245-të në listën Fortune Global 500.

Pjesëmarrësit ndoqën një video që ngriti ndërgjegjësimin për kursimin e energjisë elektrike gjatë përditshmërisë dhe zakoneve të stilit të jetesës përmes pajisjeve me efikasitet të lartë. Sistemet e fundit të kondicionerëve të ajrit dhe multi-split të Midea-s gjithashtu u prezantuan në detaje, duke theksuar përfitimet e secilit produkt gjatë përdorimit të tyre.

Investimi në produktet e Midea-s mund të ndihmojë njerëzit të kursejnë para dhe njëkohësisht të përmirësojnë cilësinë e jetesës së tyre. Duke zgjedhur pajisjet nga A+ deri në A+++, njerëzit mund të kursejnë më shumë se 20% të shpenzimeve të tyre nga energjia elektrike.

Kurseni energjinë. Kurseni paratë tuaja. Zgjidhni produktet Midea për një të ardhme më të mirë. /Telegrafi/