Motoçiklisti i dënuar: Me një lëvizje të pamatur, mbeti me eshtra të thyer (Video)

Po voziste me shpejtësi prej dyqind kilometra në orë, kur vendosi të ngre rrotën e parë të motoçikletës. Ky veprim i shkaktori Lee Oliverit një rrotullim në ajër.
Këtë ngjarje që e la me disa thyerje burrin 38-vjeçar, e ka regjistruar kamera që ai e kishte vendosur në helmetë, por edhe vetura që i vinte para.
Në video mund të shikoni se si ka ndodhur ngjarja, transmeton Telegraf.
Gjykata e ka dënuar Oliverin me gjobë prej njëmijë funtesh britanike, ndërsa për katër vitet e ardhshme, nuk ka të drejtë të ngas motoçikletën. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/02/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































