Motoçikleta godet një këmbësor në Prishtinë (Foto)

Sonte rreth orës 21:40, në Rrugën “Tringë Smajli”, në qendër të Prishtinës, një motoçikletë ka goditur një qytetar, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka treguar se Policia ka reaguar menjëherë në këtë rast.
Ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në QKUK.
“Përderisa njëri nga të dyshuarit është ndaluar nga Policia, dyshohet edhe për një person tjetër, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i Policisë.
“Njësitet relevante policore janë ne proces të hetimeve intensive për sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit”, ka shtuar ai.
Nga
Telegrafi
29/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































