LAJMI I FUNDIT:

Moti në Kosovë

Moti në Kosovë

Motit stabil që po mbretëron ditëve të fundit, gjatë javës në vijim pritet t’i vie fundi.

Nga Atlantiku parashihet të depërtojnë fusha ciklonike që pritet të sjellin edhe të reshura shiu, e në zona malore borë.

Në ditët e fundjavës dhe ditën e hënë, mbetet mot i njëjtë, orëve të mëngjesit me mjegull dhe vranësira të ulëta, e gjatë ditës me intervale me diell. Ditën e martë kalimi i një cikloni përgjatë Adriatikut dhe detit Jon, mbi vendin tonë sjell kushte për të reshura shiu, e në vise malore parashihen edhe reshje bore.


Sipas parashikimeve të fundit, një tjetër depërtim ciklonik mund të pritet edhe fundjavën e ardhshme, që sjell sërish kushte për shi, e në vise malore borë.

Për shkak të motit stabil dhe inversioneve termike, koncentrimi i ndotësve ajror mbetet i lartë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit do të kalojnë në vlera të pashëndetshme, vende-vende gjatë ditës mund të zbresin edhe përreth vlerave mesatare.

15.11 – Pjesërisht vranët në mëngjes, nëpër ultësira mjegull/vranësira të ulëta. Ditën intervale më të gjata me diell.
16.11 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Paradite përgjatë ultësirave mjegull/vranësira të ulëta. Në mbrëmje shtim i vranësirave.
17.11 – Kryesisht vranët dhe me shi. Në zona malore edhe reshje bore.
18.11 – Reshjet e shiut vazhdojnë orëve të mëngjesit. Ditën kryesisht me vranësira.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri 5C, e maksimalet nga 10C deri 13C.
Era do të fryj e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s. Ditën e martë nga verilindja 3-6m/s.
Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale, me gjithë një rënie të lehtë ditën e hënë.