LAJMI I FUNDIT:

Moti për dy ditët e ardhshme

Moti për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se ditën e shtunë parashihet të mbajë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me riga shiu, kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Dukagjinit.


“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell”, thuhet në njoftim.

IHMK po ashtu bën të ditur se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

“Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale , ndërsa minimale do të shënojnë rritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”.

Gjithashtu, IHMK njofton se java e ardhshme parashihet të jetë kryesisht dinamike, me reshje të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa temperaturat maksimale do të shënojnë ulje të lehta për shkak të prezencës së masave të ajrit nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori