Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.


Në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në juglindje reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s.

Deti - Valëzimi forcës 1 ballë. /Telegrafi/