Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për të martën në Shqipëri parashikohet mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.

SHMU njofton se reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal parashikohen të bëhen prezentë në orët e mesditës dhe pasdite kryesisht në qendër dhe verilindje të vendit.


Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 7m/sek.

Deti - Valëzimi forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/