LAJMI I FUNDIT:

Moti gjatë pesë ditëve në vijim

Moti gjatë pesë ditëve në vijim

Javën e ardhshme mot i ndryshueshëm, kryesisht me vranësira, diell dhe mundësi për reshje shiu. Në pjesën e dytë të javës mot më i butë.

Gjatë javës në vijim, ciklone nga Atlantiku pritet të depërtojnë mbi rajon, që do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell, si dhe mundësi për reshje shiu të hënën në mbrëmje dhe nga dita e premte.


Nga e hëna me depërtimin e ciklonit në jug të rajonit, mbi vend do të shtrihen masa ajrore më të freskëta ajrore që do të zbresin lehtë temperaturat, por që mbeten mbi vlera mesatare. Nga dita e enjte rryma të ngrohta ajrore do të depërtojnë nga Mesdheu, ku sërish do të rrisin temperaturat në të dy vlerat ekstreme.
Nga parashikimet e fundit, vërehet një tendencë në modelet parashikuese, që nga mesi i javës së ardhshme mund të depërtojnë masa të ftohta polare mbi rajon, që do të zbresin temperaturat edhe nën 0C, si dhe të sjellin mundësi për reshje bore.

Vlerat e cilësisë së ajrit, do të luhaten përreth vlerave mesatare, e nga dita e mërkurë do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

25.11 – Kryesisht me vranësira. Në mbrëmje më vonë vende-vende priten reshje të dobëta shiu. 
26.11 – Kryesisht vranët. Në mbrëmje priten kthjellime.
27.11 – Në mëngjes ftohtë dhe mjegull në ultësira. Ditën pjesërisht vranët dhe intervale më të gjata me diell.
28.11-29.11 – Mot më i butë dhe kryesisht me vranësira. Ditën e enjte pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu. Të premten kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit do të luhaten kryesisht mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 4C deri në 7C, e ditën e mërkurë mund të zbresin deri në 1C. Maksimalet do të luhaten nga 11C deri në 14C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-7m/s, e nga dita e mërkurë nga jugu-juglindja 2-6m/s.

Shtypja atmosferike pritet të zbres lehtë nën vlera normale.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori