Mot me diell dhe vranët, vende-vende riga shiu


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira.
IHK njofton se vranësirat kanë mundësi që vende-vende të sjellin riga shiu.
Temperaturat në vend nuk do të pësojnë ndryshime dhe mbeten pothuaj konstante me të mërkurës.
Në Prishtinë temperaturat do të jenë nga 19 ato minimale, deri në 28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/09/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate







































