LAJMI I FUNDIT:

Mot me diell dhe vranësira

Mot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të shtunën në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.


Në Prishtinë të shtunën temperaturat do të lëvizin nga 17 ato minimale deri në ato maksimalet 26 gradë Celsius.

Ndërkaq për të dielën parashihet mot me diell dhe vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor.

Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29-gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/