Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbretërojë mot me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se tri ditët e para të javës mbeten me kushte stabile meteorologjike, ndërsa nga e enjtja do të ketë reshje shiu.


Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 25-32 gradë Celsius.

E hënë - Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 25-31 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

E martë - Moti me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të variojnë nga 11 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 27-32 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi një deri në katër metra për sekondë.

E mërkurë - Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 27-32 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë dhe lokalisht e fortë.

E enjte - Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë parashihen të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 27 deri në 31 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi një deri në tetë metra për sekondë.

E premte - Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të variojnë nga 10-13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 24-27 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi. /Telegrafi/