LAJMI I FUNDIT:

“Monstra”, Musa Xhaferi: Dëshmia ime as nuk e ndihmon, por as nuk e dëmton procesin

“Monstra”, Musa Xhaferi: Dëshmia ime as nuk e ndihmon, por as nuk e dëmton procesin

Pas dëshmisë së sotme për rastin Monstra, ish zv/kryeministri për i angazhuar për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi tha se prokurori Bubevski sot ka parashtruar pyetje kryesisht që dalin nga përgjimet, siç tha ai të paligjshme dhe se në të njëjtat dëgjohen vetëm biseda politike mes anëtarëve të qeverisë dhe partisë. Xhaferi theksoi se ai mendon që dëshmia e tij as nuk e ndihmon por as nuk e rëndon procesin.

“Po mundohen të rikthejnë bisedat normale që kanë qenë për shkak të shqetësimeve të një ngjarje shumë tronditëse, kjo është vendim i Prokurorisë. Edhe pse është një thirrje pas 8 vitesh, mendimi im është se as nuk e ndihmon as nuk e rëndon procesin”-tha mes tjerash Xhaferi.


Ndryshe, gjatë ditës së sotme për rastin Monstra përveç Musa Xhaferit ka dëshmuar edhe ish ministri i Drejtësisë dhe kryetar aktual i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti.

Gjatë dhënies së dëshmisë Berim Bexheti u pyet nga babai i djalit të vratë Kire Triçkovski nëse i ka bërë aso kohe presion bashkë-partiaku i tij Beqir Asani për të mos e nënshkruar kërkesën e ekstradimit për dy të dyshuarit që ishin atë kohë të burgosur në Kosovë? Bexheti i mohoi këto, duke i cilësuar si të pavërteta.

Por i ati i Kire Trickovskit tha: Kam dëgjuar se ju ka goditur më shuplakë Beqir Asani, përse e keni nënshkruar kërkesën për ekstradim, këtë e kam dëgjuar nga ish Kryeministri Nikolla Gruevski?

“Nuk e meritoni përgjigjen. Po të mos ishit nga familjet e të dëmtuarve ndryshe do t’ju isha përgjigjur. Le të vij Gruevski e le ta thotë këtë, tha Bexheti në përgjigjen e tij./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori