Dy persona janë arrestuar pasi të mërkurën rreth orës 10:30 janё parkuar në objektin e një personi tjetër dhe pas njё mosmarrёveshje njёri nga tё dyshuarit ёshtё larguar nga objekti dhe pas pak ёshtё kthyer duke shtёnё disa herё në ajёr me armё dhe ёshtё larguar nё drejtim tё panjohur.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, ngjarja ka ndodhur në fshatin Qyshk të Pejës.


“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datën 16.07.2025, rreth orёs 10:30, ёshtё njoftuar se në fshatin Qyshk-Pejё, ka të shtëna me armë zjarri. Njёsitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё kanë shkuar nё atё lokacion dhe gjatë bisedës me viktimën, sipas tij, dy persona tё dyshuar janё parkuar në objektin e viktimёs dhe pas njё mosmarrёveshje njёri nga tё dyshuarit ёshtё larguar nga objekti dhe pas pak ёshtё kthyer duke shtёnё disa herё në ajёr me armё dhe ёshtё larguar nё drejtim tё panjohur”, thuhet në njoftim.

Tutje siç thuhet në njoftim në vendngjarje janë sekuestruar: 10 gёzhoja, ku gjithashtu ёshtё bastisur shtёpia e personit tё dyshuar dhe aty ёshtё gjetur dhe është sekuestruar njё OC-sprej.

“Njёri nga tё dyshuarit ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit ёshtё liruar në procedurё tё rregullt. Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, me datёn 17.07.2025, rreth orёs 19:30, ёshtё identifikuar lokacioni i tё dyshuarit tё dytё dhe i njëjti ёshtё arrestuar, kurse tek i dyshuari janё gjetur dhe janë sekuestruar: një armё AK47 dhe njё karikator i tё njёjtёs armё. I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit, ndalohet pёr 48 orё”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/