Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të reagimit të shpejt dhe profesional në mbrojtje të jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

Siç bëhet e ditur në njoftimin policor, ngjarja ka ndodhur në Abri të Skenderajt.


“Një zyrtar policor jashtë orarit në rroba civile ka ndërhyrë për të parandaluar një mosmarrëveshjeje mes disa personave në fshatin Abri të Skenderajt, ku njëri nga të dyshuarit kishte ekspozuar një armë zjarri, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve përreth. Polici, duke vepruar me profesionalizëm, ka arritur që në vendngjarje  të arrestoj personin e dyshuar dhe t’i konfiskojë armën”, thuhet në raport.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa arma e llojit pistoletë është konfiskuar si provë materiale.

Lidhur me ngjarjen janë iniciuar raste për dy vepra penale “Armëmbajtës pa leje” dhe “Kanosje”, ndërsa  me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. /Telegrafi/