Të shtëna me armë  zjarri ka pasur ditën e premte në Fushë Kosovë.

Policia bën të ditur se pas një mosmarrëveshje familjare, një  person ka gjuajtur me armë  zjarri.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka shtënë me armë pas një mosmarrëveshje familjare me djalin e tij. Arma me një fishek dhe gjashtë predha janë konfiskuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/