Zemra është një organ për të cilin duhet të kujdesesh në çdo moshë. Fundja nuk je kurrë shumë e re apo shumë e moshuar për të treguar kujdes me të. Parandalimi i sëmundjeve të zemrës, falë zgjedhjeve të mençura në jetë, do të jetë masa më shpërblyese që mund të merrni për veten.
Mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja e keqe dhe vese të tjera mund të shkaktojnë dëme afatgjatë në zemrën tuaj të vetme. Në këtë artikull do të mësoni për hapat e thjeshtë që mund të merrni në çdo moshë për mbrojtjen e shëndetit të zemrës.
Të njëzetat
Mbrojtja e zemrës duhet të fillojë që në të njëzetat. Gjithçka që bëni e që nuk bëni në këtë moshë do të lërë pasoja afatgjata. Në këtë moshë duhet të siguroheni që:
• Të kryeni analiza dhe kontrolle të rregullta mjekësore për shëndetin e zemrës
• Të mbani nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak
• Të kryeni aktivitet fizik
• Të mos pini duhan
Të tridhjetat
Në këtë moshë, shumë njerëz nuk kanë kohë të shqetësohen për zemrën dhe shëndetin duke e marrë kështu të mirëqenë. Ajo që mund të bëni në këtë moshë është:
• Të ndiqni një regjim ushqimor të shëndetshëm për zemrën
• Të kaloni më pak kohë në divan e më shumë kohë në lëvizje
• Të informoheni për historikun familjar të sëmundshmërisë dhe të njiheni me faktorët e rrezikut.
• Të mos pini duhan
• Të tregoni shumë kujdes me stresin
Të dyzetat
Nëse deri më tani nuk jeni shqetësuar për zemrën dijeni që siç thotë populli “ më mirë vonë se kurrë.” Nuk jeni vonë për të bërë zgjedhje të shëndetshme dhe ndryshime në stilin e jetesës.
• Kujdesuni për peshën dhe metabolizmin që ngadalësohet në këtë moshë.
• Kontrolloni nivelin e sheqernave në gjak.
• Shkon në palestër ose kryeni më shumë aktivitet fizik
• Kujdesuni për gjumin dhe jini të vëmendshëm ndaj gërhitjes. Kjo mund të tregojë probleme me frymëmarrjen dhe të kontribuojë në rritjen e tensionit dhe problemeve me zemrën.
Të pesëdhjetat
Kapërcimi i këtij pragu ka një ndikim të fortë në shëndetin e zemrës. Gjasat janë që në këtë moshë të jeni prekur nga tensioni i gjakut, kolesteroli i lartë, ose diabeti, të cilat rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Në këtë moshë ju duhet të:
• Ushqeheni shëndetshëm
• Informoheni mirë për shenjat paralajmëruese të atakut në zemër dhe iskemisë
• Kujdesuni të merrni ilaçet me përpikëri
• Të mos pini duhan
• Të kryeni aktivitet fizik
Mbi të gjashtëdhjetat
Në këtë moshë rreziku i sëmundjeve të zemrës është më i lartë. Ndaj, njerëzit duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të përpiktë me analizat mjekësore dhe medikamentet. Njerëzit duhet të:
• Kujdesen për peshën
• Të ushqehen shëndetshëm
• Të pinë ujë mjaftueshëm
• Të kryejnë aktivitet fizik
• Të informohen për shenjat paralajmëruese të atakut në zemër dhe iskemisë
Kjo e fundit është shumë e rëndësishme dhe mund të shpëtojë jetë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjërat që duhet t’i dini kur filloni agjërimin në ditët e para

Metoda e famshme e “lundrimit”, si ta kuptoni nëse vezët janë prishur

Medikamente në vlerë rreth 550 mijë euro për trajtimin e diabetit TIP 2- Aksioni për nëna dhe fëmijë dhe Americares mbështesin personat me diabet TIP 2 në Klinikën e Endokrinologjisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe