Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të pandehurve M.N., M.H. dhe A.Ll., të gjithë nga Peja, për shkak të veprës penale në bashkëkryerje mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore, ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të ushtruar nga Prokurori i Shtetit të Kosovës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit, dhe ka konstatuar se përmes këtyre aktvendimeve janë shkelur dispozitat e procedurës penale dhe Ligjit Penal në dobi të të pandehurve.
“Me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm P.nr.66/2020 datë 07.05.2021, ndaj të pandehurve, M.N., M.H. dhe A.Ll., është hedhur aktakuza për shkak të veprës penale në bashkëkryerje mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore nga neni 402 par.2 lidhur me nenin 31 të KPRK, dhe është pushuar procedura penale, ‘sepse veprimet e të pandehurve nuk përbëjnë vepër penale dhe nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale për të cilën janë akuzuar'”, thuhet në njoftimin për media.
Në procedurën ankimore Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Pejë dhe e ka vërtetuar aktvendimin e shkallës së parë.
“Gjykata Supreme e Kosovës në seancën e kolegjit të mbajtur me 14 mars 2022, pasi shqyrtoi të gjitha shkresat e çështjes, gjeti se nuk është kontestuese se të pandehurit M.N., M.H. dhe A.Ll., të cilët janë punëtorë të Drejtorisë për Kadastër dhe Gjeodezi në Pejë, në kuadër të detyrave të tyre të punës kanë pasur edhe zbatimin e aktgjykimeve të plotfuqishme dhe kthimin në gjendje të mëparshme, sipas kërkesës së palëve të interesuara”.
“Në rastin konkret këtu i dëmtuari L.C., ka paraqitur kërkesën, që ngastra kadastrale ../2 me sipërfaqe 0,54.1300 ha e regjistruar në listën poseduese nr.16 ZK B.P., të kthehet në gjendjen e mëparshme, sipas aktgjykimit të plotfuqishëm C.nr.603/2012 datë 06.01.2014. Kërkesa ishte paraqitur me 24.07.2014 ndërkaq me datë 08.08.2017 i njëjti ka marrë aktvendimin për refuzimin e kërkesës së të dëmtuarit”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Perinski në Budapest: Partneriteti me Hungarinë do të kontribuojë në avancimin e zhvillimit komunal

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës