Mos u lodhni duke gatuar – Pallaqinkat Vici veç i ngrohni, gati për 5 minuta

Kush nuk i do pallaqinkat? Të buta, të shijshme dhe të përkryera për mëngjes, drekë të lehtë apo një ëmbëlsirë të shpejtë. Por, jo gjithmonë kemi kohë të përgatisim brumin, të presim sa të qëndrojë, e pastaj të rrimë para tiganit duke i pjekur një nga një. Koha është e çmuar.
Me pallaqinkat nga Vici, çdo moment bëhet më i lehtë dhe më i shijshëm. Nuk ka nevojë të shqetësoheni për përgatitjen e brumit – këto pallaqinka janë tashmë të gatshme dhe juve ju mbetet vetëm t’i ngrohni për vetëm 5 minuta në mikrovalë apo në tigan.
Gati për përdorim – Nuk ka më pastrim tiganësh apo përgatitje brumi.
Kurseni kohë – Ideale për mëngjeset e ngarkuara apo mbrëmjet kur nuk keni energji për të gatuar.
Shije natyrale – Të përgatitura me përbërës të thjeshtë dhe cilësorë.
Çmim i arsyeshëm – Shumë më lirë se sa të blesh veç e veç vezët, qumështin, miellin e të harxhosh edhe rrymën për përgatitje.
Thjesht i ngrohni, i kombinoni me mjaltë, çokollatë, reçel, fruta të freskëta apo çfarë të dëshironi.
Perfekte edhe për fëmijët apo mysafirët e papritur.
Mos humbni më kohë me gatime të ndërlikuara kur ka opsione kaq të lehta dhe të shijshme si Pallaqinkat Vici.
Pallaqinkat Vici i gjeni në rrjetet e marketeve në mbarë vendin.

































