Pavarësisht nëse prej vitesh jeni besnike e ngjyrës kafe, bionde natyrale apo një zjarre të kuqe që kërkon ndryshimin e radhës, këto tre nuanca do të jenë absolutisht hit në vitin 2026

Ekspertët thonë se asgjë nuk e ngre humorin si një vizitë në sallon dhe një ngjyrë e freskët flokësh, sidomos kur bëhet fjalë për një ndryshim të dukshëm. Dhe sipas koloristëve kryesorë, viti 2026 sjell trende të buta, por jashtëzakonisht efektive, të cilat mezi presim t’i provojmë.


Më poshtë ju sjellim përmbledhjen e trendeve të bukurisë dhe shpjegimin se si t’i arrini në sallon.

“Bardot Blonde”

Biondja Brigitte Bardot rikthen fokusin te ajo nuancë kremoze, me shkëlqim të butë, që e kanë mbajtur ikonat franceze të bukurisë.

Koloristët e përshkruajnë si një bionde që jep maksimumin e ndriçimit, por edhe prarime të buta e të ngrohta që krijojnë një efekt natyral “e prekur nga dielli”. Kjo ngjyrë duket më e freskët, më e shëndetshme dhe më luksoze sesa tonet e ftohta platinë që po i lëmë pas.

Është pikërisht ajo bionde franceze e përjetshme dhe joshëse, e çelur, por e besueshme; elegante, por e çlirët, thonë ekspertët, transmeton Telegrafi.

@markie.leigh Bardot bangs & smoky eyes szn 🖤
♬ som original - LL Music

Çfarë të kërkoni në sallon?

  • bionde kremoze me pak ngrohtësi
  • prarime të buta në pjesën e sipërme dhe te gjatësia mesatare
  • maja pak më të çelura, me efekt të lehtë të djegur nga dielli

“Cranberry Spritz”

Nëse vitet e kaluara keni flirtuar me tonet bakri, viti 2026 sjell vazhdimin e tyre të freskuar dhe lozonjar. Ekspertët e përshkruajnë këtë nuancë si një bakri me shkëlqim rozë, që i jep ngjyrës klasike një nënton rozë dhe të kuq.

Rezultati është një ngjyrë që duket lozonjare, e freskët dhe rinore, e njëkohësisht elegante dhe sofistikuar.

Çfarë të kërkoni në sallon?

  • tone të ngrohta të kuqe me nën-tim rozë
  • kjo nuancë kërkon kujdes, por shpërblimi është një rezultat i bukur, vibrant - kërkoni këshilla për mirëmbajtjen

“Double Espresso”

Klasiku i ri për të gjitha zeshkanet që duan një efekt dramatik, por elegant. Ngjyra “Double Espresso” është një variant më i butë i të zezës, e errët, me shkëlqim dhe jashtëzakonisht e rafinuar.

Sipas koloristeve, sekreti i kësaj nuance është balanca: mjaft e errët për të dukur luksoze, por jo aq intensive sa të zbehë tenin. Mund të zgjidhni version më të ngrohtë ose më të ftohtë, varësisht se çfarë i përshtatet më mirë lëkurës suaj.

Çfarë të kërkoni në sallon?

  • një nuancë të pasur kafe të errët, pothuajse të zezë
  • për efekt më të ngrohtë: shkëlqim me nën-tone të arta
  • për efekt të ftohtë: ton më neutral pa refleks të kaltër

/Telegrafi/