Spatifilumi, bima e njohur e dhomës, ndihmon në pastrimin e ajrit nga substancat e dëmshme. Nëse vendoset në vendin e gabuar dhe në hapësirën e gabuar, kjo bimë me kalimin e kohës fillon të thahet

Spatifilumi është një nga bimët më të bukura dhe më të dashura të ambienteve të brendshme. Besohet se sjell qetësi, lumturi dhe harmoni në çdo dhomë, ndërsa popullaritetin ia shton edhe aftësia e saj për të filtruar toksinat nga ajri. Edhe pse është një bimë elegante që nuk kërkon kujdes të veçantë, ka disa detaje për të cilat duhet treguar kujdes, sidomos gjatë sezonit të ftohtë.


Nëse keni vënë re se gjethet e spatifilumit tuaj të dashur po ndryshojnë ngjyrë në majë dhe po bëhen kafe, kjo është shenjë se bima ka nisur të thahet. Por mos u shqetësoni, sepse këtë dukuri mund ta parandaloni lehtësisht: mjafton një veprim i vogël dhe i thjeshtë që zgjat vetëm 5 sekonda në ditët e para të vjeshtës.

Kjo bimë shumëvjeçare, me origjinë nga pyjet tropikale të Amerikës së Jugut dhe Azisë Lindore, njihet për “velat” e saj të bardha që duken si petale, por në të vërtetë janë gjethe të modifikuara që mbështjellin një lule të gjatë e të verdhë në qendër. Pamja e saj magjeps menjëherë, ndaj nuk është çudi që është një nga bimët më të preferuara për dekorim të brendshëm, duke ndihmuar njëkohësisht edhe në pastrimin e ajrit.

Megjithatë, nëse saksi vendoset në vend të papërshtatshëm, bima fillon të thahet, gjithmonë duke nisur nga majat e gjetheve. Sipas Met, specialist i bimëve të brendshme nga platforma “Lively Root”, gjatë kësaj periudhe spatifilumi ka nevojë për kujdes shtesë: veprimi i thjeshtë është që t’i sigurohet më shumë ujë. Vetëm kaq, një proces që zgjat pesë sekonda.

Nëse e mbani në një dhomë të errët, me lagështi të ulët, që ngrohet në vjeshtë e dimër dhe rrallë ajroset, është e sigurt që do të vini re tharjen e bimës. Për ta shmangur këtë, vendoseni në një hapësirë të mbrojtur nga të ftohtit dhe temperaturat e larta, duke e ujitur rregullisht.

Nëse e vendosni pranë dritares, kini parasysh se spatifilumi nuk i duron ndryshimet e shpejta të temperaturës dhe as rrymën e ajrit, gjë që e vështirëson mbijetesën gjatë muajve të ftohtë. Sipas Met, vendet më të përshtatshme janë kuzhina ose banjoja, me kusht që të kenë mjaftueshëm dritë. /Telegrafi/