LAJMI I FUNDIT:

Mos i lejoni fëmijët të qëndrojnë para ekranit më gjatë se 90 minuta në ditë

Mos i lejoni fëmijët të qëndrojnë para ekranit më gjatë se 90 minuta në ditë

Shumica e prindërve e vlerësojnë kohën që e shpenzojnë në qetësi falë pajisjeve teknologjike në të cilat e humbin kohën fëmijët e tyre.

Por, hulumtimet e reja sugjerojnë se koha të cilën fëmijët e shpenzojnë para ekraneve duhet të kufizohet në 90 minuta në ditë për ta zvogëluar rrezikun e obezitetit në vitet e mëvonshme, transmeton Telegrafi.

Studimi, i publikuar në ‘Paediatrica’, pohon se ekziston një lidhje e fortë mes obezitetit dhe ekspozimit të gjatë para televizorit, kompjuterëve dhe pajisjeve të mençura.

Ekspertët thonë se obeziteti i fëmijëve është rritur me një shifër alarmante dhe prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm për ndikimin e rrjeteve sociale dhe ndikimin që qëndrimi para ekranit e ka në fëmijët e tyre.

Kësisoj, kufizojani fëmijëve (të cilët janë më të vogël se 4 vjeç) kohën që e shpenzojnë para celularëve, televizorëve dhe laptopëve në 90 minuta në ditë. /Telegrafi/