Nga: Aziz Nesin
Përktheu: Mërkur Alimerko
Ka lindur në vitin 1915. Në shtëpi nuk e linin të qante. E ëma e kërcënonte me gisht: Pusho!
Nuk mund as të qeshte e as të thërriste. I ati e urdhëronte: Qetësi!
Po të kishte mysafirë e porositnin: Rri urtë e mos bëj zhurmë.
Kur e ëma mbetej vetëm në shtëpi, i thoshte: Mjaft, lerna ca të qetë!
Ky avaz vazhdoi gjersa u bë shtatë vjeç.
*
Pastaj filloi të shkonte në shkollë. Mjaftonte sa të hapte gojën në mësim dhe mësuesi i bërtiste: Lëri fjalët!
Kur e ngrinin në dërrasë të zezë e porositnin: Fol vetëm për ato që të pyesin. Mos fol shumë. Ky avaz vazhdoi gjersa u bë dymbëdhjetë vjeç.
*
Pastaj kaloi në shkollë të mesme. Sa hapte gojën ja prisnin:
– Ty s’të pyeti njeri.
Drejtori i shkollës një herë i kujtoi fjalën e urtë: Fjala është argjend, heshtja flori.
Mësuesi i turqishtes i tha: Dy herë dëgjo dhe një herë përgjigju. Njeriu ka dy veshë dhe një gojë.
Qetësi!
Pusho!
Mos fol shumë!
Ky avaz vazhdoi gjersa u bë pesëmbëdhjetë vjeç.
*
Pastaj kaloi në lice. Gjëja e parë që dëgjoi ishte: Më mirë mbylle se të llapësh.
Mos fol shumë!
Mbylle!
Lëri fjalët! Ky avaz vazhdoi gjersa u bë nëntëmbëdhjetë vjeç.
*
Pastaj hyri në universitet. Në shtëpi gjithmonë e porositnin: Kur flasin të mëdhenjtë, të vegjlit duhet të dëgjojnë.
E ëma e mësonte: Fjalën të madhit, ujët të voglit.
Njëherë profesori i tha: Kyçe dhe mos e hap! Kështu vazhdoi gjersa u bë njëzet e tri vjeç.
Pastaj e morën ushtar. Komandanti e urdhëroi:
Pusho, qën bir qëni!
Rreshteri: Lëri muhabetet!
Kapiteni: Mos fol!
*
E thirën në polici. Polici i bërtiti: Ty s’të pyet njeri!
Komisari i tha: Shët!
Pastaj hyri në punë. Shokët vinin gishtin në buzë
dhe i thoshin: Shët!
Më mirë hesht! Qeder vetes do t’i bësh. Hap sytë!
Drejtonjësit në punë e paralajmëronin: Mos i fut hundët në punët e tjetrit!
S’të takon ty!
S’është për ty! Ti mos u përziej!
*
Si u martua e shoqja i thoshte: Të lutem, ti mos u përgjigj!
Pastaj u bë me fëmijë. Fëmijët u rritën. I thoshin: Rri më mirë mënjanë! Baba, kjo punë s’është për ty.
*
Ky njeri pjesërisht jam unë, pjesërisht ju, pjesërisht jemi ne të gjithë.
Thonë se në kohët e para gratë hidhnin në ushqim gjëmbaç, në mënyrë që burrave t’u merrej gjuha. Zë reni sikur edhe neve na kanë dhënë gjëmbaç. Pa shikoni, kini gjuhë? Neve na është lidhur gjuha! Ne kemi gojë, por gjuhë jo.
*
Tani ky njeri, që pjesërisht më ngjan mua e pjesërisht juve, kërkon liri fjale. Ai do të flasë. Por, e urdhërojnë:
Pusho!
Dëshiroj t’i them;
– Fol! Fol! Fol, de! Po përse? Si? Ku e keni gjuhën?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit

Kënga mesjetare arbërore - “Konstandini i vogëlthi”
Dokument i rrallë për pushtimin e Krujës dhe rënien e Shkodrës

Historia e Hafiz Sabri Koçit, që i agjëroi 21 ramazane në burg

Shkodra e vitit 1920 (Video)

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë