Mos i dëmtoni rrobat! Dy gabime të zakonshme me kapsulat e larjes

Kapsulat e rrobave, nëse nuk i përdorni siç duhet, mund të bëjnë më shumë dëm sesa dobi. Megjithatë, nëse i zotëroni hapat bazë, do të kuptoni se ato janë shumë praktike
Nëse keni vënë re se i nxirrni rrobat nga rrobalarësja dhe nga një kapsulë ka gjurmë detergjenti që nuk është tretur sa duhet, kjo është shenjë se nuk po i përdorni siç duhet.
Rregulli thotë që kapsula duhet të jetë në kontakt me ujin.
"Kapsulat e rrobave janë krijuar për t'u tretur plotësisht në ujë, duke lëshuar agjentë pastrimi në mënyrë të barabartë gjatë gjithë ciklit të larjes", thotë Mufeta Kruger, eksperte pastrimi dhe themeluese e ndihmësve shtëpiake Mufeta. Ky proces shpërbërjeje është vendimtar për "pastrim efektiv", shkruan Bestlife.
Gabimet që po i bëni me kapsulat e larjes: mund të dëmtojnë rrobat tuaja
“Kapsulat që nuk shpërbëhen plotësisht mund të mos e lëshojnë në mënyrë të barabartë përbërjen e pastrimit dhe enzimave brenda tyre,” shpjegon Karina Toner, menaxhere në “Spekless Cleaning”, transmeton Telegrafi.
“Ato mund të ngjiten pas rrobave dhe të shkaktojnë njolla.”
Pra, nëse nuk përdoren siç duhet, kapsulat e deterdjentit mund të dëmtojnë veshjet tuaja.
Gabimi 1: E vendosni kapsulën sipër rrobave
“Një gabim i zakonshëm është vendosja e kapsulës me deterdjent drejtpërdrejt mbi rrobat në makinë,” thotë Toner.
“Kapsulat duhet gjithmonë të vendosen në fund të tamburit, përpara se të shtoni rrobat.”
Vendosja e kapsulës në fund i jep asaj më shumë kontakt me ujin që mbushet, duke ndihmuar shpërbërjen e saj, thotë Laura Mauntford, influencuese për pastrim dhe larje rrobash.
“Nëse e vendosni kapsulën sipër rrobave, ekziston rreziku që të mos shpërbëhet siç duhet,” paralajmëron ajo.

Gabimi 2: Makinë bosh ose tepër e mbushur
Kapsulat e larjes funksionojnë vetëm kur makina është e mbushur në mënyrë të duhur, sipas kapacitetit të rekomanduar.
“Është e rëndësishme të ndiqen udhëzimet e prodhuesit për sasinë e ngarkesës,” thekson Kruger.
“Nëse e tejmbushni makinën me shumë rroba, kapsula mund të mos shpërbëhet siç duhet.”
Sipas saj, një makinë e stërmbushur nuk lë hapësirë të mjaftueshme që kapsula të shpërndahet siç duhet.
“Kur makina është tepër e mbushur, nuk ka mjaftueshëm hapësirë për shpërbërjen e kapsulës dhe shpërndarjen e njëtrajtshme të përmbajtjes,” shton Kruger.
“Kjo çon në atë që disa rroba marrin tepër detergjent, ndërsa të tjerat fare pak.” /Telegrafi/


















































