Askush nuk do që ta pranoj realitetin; askush nuk është dakord me atë që ne shkruajmë dhe informojmë! Askush, përveç atyre që kanë humbur të afërmit, përveç atyre që kaluan sëmundjen, përveç atyre që u shtruan në spitale! Përveç atyre që janë të sëmurë në këtë moment, përveç atyre që vuajnë akoma pasojat e sëmundjes. Përveç atyre që besojnë te shkenca, te mjekësia, te profesionistët! Pra pjesa më e madhe e shoqërisë, e qytetarëve!
Por kush nuk e di?
Po i marr me radhë…
A e dinë realitetin NOVAX-ët; a e dinë ata se shumë prej tyre humbën jetën? A e dinë ata që falë vaksinave në shekullin XX u zhdukën qindra sëmundje vdekjeprurëse dhe shpëtuan miliona jetë njerëzore? A e dinë konspiracionistët që shumë prej tyre humbën jetën? A e dinë se asnjë teori e tyre nuk është vërtetuar? A e dinë shumë njerëz që ne mjekët nuk prodhojmë vaksina, nuk shesim vaksina? A e dinë që ne jemi vaksinuar të parët për t’u mbrojtur vet nga virusi dhe për t’iu mbrojtur juve? A e dinë kjo kategori njerëzish se jemi të lodhur, të sfilitur, të demoralizuar, të pafuqishëm të luftojmë vetëm? A e dinë sa ankth kemi për familjet tona, fëmijët tanë, njerëzit tanë, për shëndetin e qytetarëve?
Kjo sëmundje nuk zgjedh, kjo sëmundje nuk e ka me individin, kjo sëmundje e ka me të gjithë botën! Individi dëmton shoqërinë me veprimet e tij të pamatura! Ndodh njëherë në 100 vjet që sëmundje të tilla të shfaqen para njerëzimit!
A e di ti politikan i çdo ngjyre se ke përgjegjësi për atë që thua? A e di ti se shëndeti i mbështetësve të tu varet nga mjekësia dhe jo nga politika? A e di ti politikan në pushtet, që vendos, se shëndeti varet nga mjekësia, nga mjekët dhe infermierët? A e di ti biznesmen apo tregtar se shëndeti nuk blihet, nuk të jep kohë të shkosh jashtë shtetit? A e di ti koleg që duhet të informosh dhe të shpjegosh pasojat e sëmundjes çdo personi apo pacienti? A e dini ju koleg të universiteteve që duhet të informoni pa pushim, të mos lini këtë boshllëk këtyre jo profesionistëve të mjekësisë? A e dini ju shoqata mjekësore që duhet të jeni në linjën e parë për të informuar qytetarët në vazhdimësi? A e di ti NOVAX, konspiracionist, sa dëm i bën shëndetit të njerëzve me interpretimet e tua fantastiko-shkencore?!
Po ju media, a e dini sa dëm bëni me lajme të rreme, interpretime personale, apo të ftuar jo profesionistë që merrni në studiot tuaja? A e dini ju që një person që nuk është mjek nuk flet dot për mjekësinë? A e dini ju që konspiracionisti nuk është mjek, nuk i njeh viruset, bakteret, myket, protozoarët, parazitët e të tjera si këto? A e dini ju moderatorë që nuk ka mjek popullor, por mjek që ka studiuar mjekësi? A e dini ju moderatorë që nuk ka kurse në mjekësi pa mbaruar Fakultetin e Mjekësisë? A e dini ju mjek popullor se pa diplomë bëni ushtrim abuziv të profesionit? A e dini ju që nuk jeni mjek? A e dini ju që duhet të mos merreni me pacientë se po u merrni jetën? A e dini sa dëm ju bëni qytetarëve me praktika shabllon të shitura për shkencë? A e dini ju analist që djallëzinë e shikoni gjithmonë te të tjerët dhe asnjëherë në bagazhin tuaj, te interpretimi juaj, te përfaqësimi juaj dhe ngjyra që zgjidhni, ose dëshironi të mbroni në këtë moment?
Kush është më e rëndësishme, “like”-t tuaja apo shëndeti juaj dhe i qytetarëve? A e dini se ndoshta një ditë do të analizohet veprimtaria e çdo njërit prej nesh nga organet përkatëse? Sa do të dëshiroja që ky verifikim të fillonte menjëherë pa lejuar më të dëmtohet shëndeti i njerëzve? Ju institucione dhe organe kompetente, ju lutem na ndihmoni!
A e dini se ne mjekët, infermierët, personeli mbështetës jemi të lodhur, të frikësuar, të ofenduar, të përgojuar, të gjykuar nga të gjithë ju?
Ne para të gjithëve juve, jemi të detyruar t’ju shërbejmë, sepse ju paguani taksat! Jemi të detyruar të mos përgjigjemi sepse e kemi për detyrë! Jemi të detyruar t’ju gjejmë një zgjidhje se kemi bërë Betimin e Hipokratit! Jemi të detyruar sepse ju na kallëzoni, na çoni në Prokurori, në gjykatë, te emisionet investigative! Jemi te detyruar se ju na filmoni kur ne bëjmë vetëm detyrën! Po ju çfarë duhet të bëni?
Ju mos flisni si mjek, mos bëni interpretimet tona! Ju këshillohuni me mjekun tuaj, ju telefononi Urgjencën kur keni nevojë! Ju kërkoni tamponin ose testin e shpejtë! Ju izolohuni nëse keni shenja dhe simptoma! Ju vendosni maskën në ambientet e mbyllura, ruani distancën.
Ju bashkohuni me ne, na dëgjoni, na lini të bëjmë detyrën dhe të mbijetojmë si ju. Ne duam vetëm bashkëpunim!
Vetëm nuk ja dalim dot! Vaksinohuni nëse doni të shpëtojmë, nëse doni të na ndihmoni!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker