Ajo që ka zakon të eksperimentojë me dukjet e saj është padyshim këngëtarja dhe modelja Morena Taraku.

Bukuroshja tashmë bionde vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, duke mbajtur të azhurnuar një milion ndjekësit e saj.


Po ashtu, gjatë kësaj kohe verore, Morena ka shpenzuar kohën në vende të ndryshme luksoze, ku ka sjellë edhe postime të shumta.

mori e1597478357126 (Foto: Instastory)

Sidoqoftë, në rrjetin social Instagram ajo ka ndarë disa imazhe, në të cilat shihet se ka qethur flokët, duke i bërë kështu krejtësisht të shkurtra.

Duke pozuar në makinë, krejt kësaj dukje të re ajo i ka shtuar edhe një makijazh me ngjyra të lehta.

more e1597478336883

Theksojmë se Morena përpos vëmendjes në paraqitjet e saj është duke punuar edhe në një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/