Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka këmbëngulur se ai nuk do të blejë aksione nga Erick Thohir.

Manjati i naftës ka shitur 70 për qind të aksioneve të klubit te biznesmeni indonezian, pra se të shesë aksionet e mbetura te Grupi Suning.


Ishte sugjeruar se Thohir mund të shesë pjesën e tij prej 30 për qind te Moratti, pasi u përfol që ai mund të kthehet në bord për ta rikthyer klubin në maje të futbollit evropia.

“Jo, absolutisht nuk do të blej aksionet e Interit nga Thohir”.

“Unë tashmë kam pasur 30 për qind, të cilën e kam shitur, pse duhet ta blej sërish”, potencoi Moratti për Ansa.

Moratti po ashtu ishte pyetur për barazimin ndaj Bolognas me rezultat 1-1 dhe ai pati kritika të ashpra.

moratti ccedil art juventin euml t titulli n euml tavolin euml m euml i bukuri hd

“Mendoj se Interi duhet të jetë më ndryshe nga ajo që kam parë në Bolonjë. Ishte një ndeshje brutale, ndoshta për shkak të lodhjes ndaj Crotones”.

“Jam i sigurt se është vetëm një lëshim rasti dhe Interi i madh me lojtarët e mëdhenj do të kthehet sepse Spalletti është trajner i madh”, ka thënë Moratti. /Telegrafi/

telegrafi sport app