Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata, i ka dhënë ultimatum Manchester Unitedit.
Daily Express shkruan se 23 vjeçari ia ka bërë me dije Mourinhos se nëse e dëshiron aq shumë, atëherë duhet të zgjedhë mes tij dhe Ibrahimovicit.

LIVE: Transferimet në kohë reale - spekulimet dhe zyrtarizimet


Sipas La Gazzetta dello Sport, Morata po pret atë që do të vendosë Mourinho, në mënyrë që edhe ai të vendosë për karrierën e tij.

Prandaj, portugezit i mbeten shumë punë për të bërë për të kompletuar skuadrën dhe për të vendosur mes Ibrës dhe Moratas. /Telegrafi/

telegrafi sport app