LAJMI I FUNDIT:

Monitorë të ri nga Asus

Monitorë të ri nga Asus

Asus ka paralajmëruar lansimin e tre monitorëve të rinj nga linja Designo. Monitorët do të jenë në dispozicion me diagonale 21.5 (ML229H), 23 (ML239H) dhe 24 (ML249H) inçë.

Të gjithë modelet janë të pajisur me ekrane me rezolucion 1.920 x 1.080 pikselë, kontrast prej 50.000.000:1, LED, si dhe me kënd shikimi prej 178 shkallës.

Koha e reagimit është deklaruar të jetë për pesë milisekonda në dy modelet më të vogla, respektivisht tetë sekonda në modelin e madh, ndriçimi është 250 cd/m2, ndërsa krahas hyrjes HDMI, është i pranishëm edhe D-Sub.

Të gjithë modelet funksionojnë me mënyrën ‘Eco’ me ç’rast shpenzojnë 55% më pak energji, ndërsa vijnë me kuti kartoni me 80% të materialit të ricikluar. /Telegrafi/