Që në ditët e para të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova duket se është krijuar një trekëndësh dashurie.

Gjatë natës së 'Prime' të kaluar u diskutua raporti mes tre banorëve Lumbardhit, Albës dhe Azemit.


Të dy djemtë kanë shprehur pëlqim për vajzën nga Shkodra, por ajo deklaroi se për të dytë ka respekt, por që ende nuk mund ta quaj pëlqim për ndonjërin.

Screenshot 25 Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Ky trekëndësh së fundmi është diskutuar edhe gjatë një bisede mes Monikës dhe Lindës teksa po qëndronin bashkë në oborrin e shtëpisë.

Screenshot 26 Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

“Është bërë një trekëndësh e ndjej që jashtë është bërë shumë e përfolur”, tha Monika.

Ndërkohë, Linda tha se asaj kjo situatë po i pëlqen dhe raporti mes tyre i duket simpatik.

111 7  1 Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

“E kam parë që Azemi dhe Lumbardhi i gjuajnë fjalë njëri-tjetrit. Alba e din saktë se çfarë femre është dhe çfarë mundet me ofrua dhe është e vetëdijshme që njerëzit do të bëjnë pas saj, është beqare dhe e re, gjitha të mirat e Zotit, nuk kanë aj djemtë, nuk mund t'i fajësosh", u shpreh Linda në anën tjetër. /Telegrafi/