Momenti qesharak kur tifozi e rrëzoi, ku edhe u lëndua portieri Adrian - ai mungon në ndeshjen e radhës dhe zëvendësohet me një debutues 35 vjeçar
Jurgen Klopp është në hall të madh, pasi që edhe portieri i dytë, Adrian do të mungojë ndaj Southamptonit dhe tashmë duhet të mendojë për portierin e tretë Andy Lonergan.
Adrian e zëvendësoi Alissonin në Superkupën e Evropës, duke treguar formë të mirë dhe duke e pritur një penallti.
Spanjolli është lënduar në këmbë dhe do të mungojë. Por mënyra se si është lënduar është paksa qesharake, pasi ka qenë një tifozë që e ka rrëzuar.
Ai e ka lënduar në nyje të këmbës.
Andy Lonergan do ta bëjë debutimin në Ligën Premier, pasi është portieri i tretë i klubit.
Ai është 35 vjeç dhe ka qenë pjesë e Wolves, Leeds United dhe Fulham.
Lonergan nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje në elitën e futbollit anglez. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























