Ky është momenti rrëqethës kur një kishë viktoriane  shembet në rrugë, derisa kalimtarët e rastit shpëtojnë mrekullisht pa ndonjë lëndim.

Policia britanike dhe ekipet e zjarrfikësit u nisën me shpejtësi në vendin e ngjarjes, pasi ndodhi shembja e papritur e kishës në Cleclheaton të West Yorks.


Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin një kalimtar rasti, që vëren se po lëkundej fasada e objektit para se të përfundonte në trotuar, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë askush nuk është lënduar, kurse copëza të madhe betoni shihen duke rënë në trotuar.

Objekti u renovua në vitin 1850 dhe ishte përdorur për ceremoni martesore e njohur ndryshe si The Monal. /Telegrafi/