Një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi një goditje rrufeje në një magazinë shkaktoi një shpërthim të madh.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur momentin kur rrufeja goditi një magazinë pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Tashkentit në Uzbekistan në orët e para të mëngjesit të sotëm.


Sulmi çoi në një shpërthim të madh, duke i vënë flakën ndërtesës.

Siç bëhet e ditur më tej, ndërtesat aty pranë duke përfshirë banesat u dëmtuan gjithashtu nga shpërthimi, me një numër xhamash të thyer, dhe stacioni i metrosë pranë Quruvchilar gjithashtu pati dëme të vogla.

https://twitter.com/i/status/1707171468231209043

Forca e shpërthimit ndezi gjithashtu alarmet e makinave dhe tronditi ndërtesat ndërsa një shtëllungë e madhe tymi dhe zjarri ndriçuan qiellin e errët.

Në vendngjarje kanë shkuar ekipet zjarrfikëse ndërsa ministria e situatave emergjente të Uzbekistanit nuk tha se çfarë kishte brenda magazinës, por media shtetërore ruse Tass raportoi se ajo përmbante disa dhjetëra automjete elektrike dhe bateri. /Telegrafi/