Forcat e marinës izraelite kanë vrarë dhjetëra militantë palestinezë që u përpoqën të depërtonin në vend nga deti, kanë thënë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

“Luftëtarët e krahut të detit eliminuan dhjetëra terroristë në hapësirën detare jugore dhe në vijën bregdetare”, thuhej në një deklaratë.

“Në orët e para të mëngjesit, luftëtarët e krahut detar kryen një ndjekje detare dhe eliminuan dhjetëra terroristë që u përpoqën të arrinin në territorin izraelit”.

lexo po astu

Tani në internet janë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur marina izraelite shkatërroi dy varka të palestinezëve që po përpiqeshin të hynin në Izrael. /Telegrafi/