Momenti kur Makhachev rrëzon Oliveiran me një grusht në tokë dhe pastaj e detyron ta dorëzoj luftën
Islam Makhachev e mposhti Charles Oliveiran në raundin e dytë për t'u bërë kampion i padiskutueshëm i peshave të lehta të UFC në UFC 280 pas fitores sot (e shtunë) në mbrëmje.
Makhachev bëri një paraqitje të shkëlqyer duke e mposhtur kundërshtarin brazilian, i cili ishte në një seri fitoresh prej 11 ndeshjesh në meç.
Fitorja e yllit nga Dagestani erdhi në raundin e dytë, duke u bërë në fund kampion i padiskutueshëm i peshave të lehta në UFC.
Megjithatë, esenca është se si Makhachev erdhi deri te fitorja e luftës ndaj një luftëtari të fortë si Oliveira.
Makhachev u tregua i papërmbajtshëm duke ia dhënë fillimisht një goditje mbresëlënëse me grusht.
Kjo goditje e çorientoi Oliveiran duke duke e rrëzuar në tapet të oktogonit dhe pas një kapje të fortë e detyroi brazilianin ta dorëzoj luftën.
Kjo fitore e Makhachev vjen në stilin e Khabib Nurmagomedovit, i cili është edhe një mik i afërt i tij. /Telegrafi/






























