Momenti kur Ibrahimovic elektrizon tifozët e Milanit me prezantimin e Scudettos dhe fjalimin e fuqishëm

Rreth 15,000 tifozë po prisnin në selinë e Milanit kur autobusi i ekipit më në fund mbërriti dhe Zlatan Ibrahimovic doli duke mbajtur trofeun e Serisë A lart.
Kuqezinjtë fituan ndeshjen e tyre të fundit të sezonit, 3-0 si mysafir ndaj Sassuolos dhe siguruan Scudetton për herë të parë që nga sezoni 2010-11.
Prandaj ceremonia u zhvillua në stadiumin Mapei në Reggio Emilia dhe u deshën disa orë për t'u kthyer në Milano.
Ata arritën në Casa Milan në orën 00:30 të mëngjesit, me Ibrahimovicin ulur në pjesën e përparme të autobusit duke mbajtur trofeun e Serisë A.
Ndërsa 18,000 morën bileta për ndeshjen e madhe, 15,000 të tjerë u mblodhën në Casa Milan për të mirëpritur skuadrën.

Nga
Telegrafi
23/05/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































